Shoqërimi i të miturit në protestë/ Policia e Tiranës: Gjuante me gurë drejt efektivëve. Pas verifikimit në komisariat u la i lirë, ishte 14 vjeç

Një i mitur është shoqëruar në komisariat pas protestës kombëtare të PD. mëson se i ndaluari nga policia quhet Romeo Kora. Pasi lajmi u bë publik në media, Policia e Tiranës ka reaguar duke treguar edhe arsyet e ndalimit të të miturit.

Sipas bluve, ai ka qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve gjatë protestës para Kuvendit.

Policia bën me dije se i mituri u shoqërua për verifikim në ambientet e komisariatit, ndërsa pas veprimeve procedurale dhe sqarimit të rrethanave, Romeo Kora i cili ka rezultuar se ishte 14 vjeç, ësht ai u la i lirë.

Reagimi

Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×