Pas Malit të Zi, bllokadë edhe në kufijtë me Maqedoninë e Veriut! Pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës date do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj.

Nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësa periudhe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×