
Pas mbi 2 vitesh në arrati, Policia e Shtetit arriti të kapë Bujar Sefën, i cili fshihej në Dubai, ndërkohë që ishte pjesë e grupit kriminal ‘Rraja’. Gjatë aksionit policor ku u lëshuan 13 urdhër-arreste, mes tyre dhe Sefa, u zbardhën dhe detaje nga dosja hetimore, që tregonte mbi veprimtarinë kriminale të grupit në fjalë, që merrej me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës.
Gazetarja Klodiana Lala siguroi asokohe për “” dosjen hetimore ku flitej për përgjimet mes trafikantëve, të cilët inkurajonin njeri-tjetrin të mos dorëzohen deri në fund me shpresën se policia nuk do t’ua presë rrënjët e kanabisit. Nga hetimi tre-vjeçar, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kishin shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa
Përgjimet
Në datë 15.09.2020 ora 07.24 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar si A- personi nën hetim Asim Paluci dhe B- pësoni nën hetim Bujar Sefa.
Bujar Sefa: O shoku,
Asim Paluci: Urdhro.
Sefa: Si jeni o dajë si jeni? A keni gdhirë mirë?
Paluci: Mirë, mirë.
Sefa: A ka ngel ndonjë makinë fshehur, se unë dola.
Paluci: Jo, hala, asnjë hala.
Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?
Paluci: Mirë kanë gdhirë mirë, ç’i do.
Sefa: Ashtu se dro ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit.
Paluci: Aha dorëzu, s’kena ç’bëjmë më mo jo. Po mrom?
Sefa: Po për jo e këna lonë pra, për jo e këna lon gjasme me to.
Paluci: Për një javë gjoja apo më shumë?
Sefa: Për një javë mo se ma shumë…
Paluci: Të dielën a?
Sefa: po. Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin edhe sot asht për tu q…Për 5 min vijnë sepse o ka ardh është fuoristradë e bardhë n’Noj.
Paluci: Mirë. Aty jam dhe unë përballë. E kam hjek unë, në çadrën e kam hjek krejt.
and then