“Festë” te Lecce, rikuperohet Berisha, ja kur pritet të rikthehet

Me 13 dhjetor 2025, në sfidën kundër Pisa-s, Medon Berisha doli nga fusha i dëmtuar që në minutën e 10-të. Për fat të keq, mesfushori kuqezi u ndal në momentin e tij më të mirë. Pas më shumë se një muaji, më në fund, Medon Berisha sheh dritë në fund të tunelit.

Sipas Goal.com, legjionari kuqezi pritet të rikthehet në fushë në takimin kundër Torinos, në program për t’u zhvilluar më 1 shkurt.

Fillimisht mendohej se Berisha do të ishte të paktën në pankinë në ndeshjen kundër Lazio-s, fundjavën që lamë pas, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Berisha
Berisha

Sipas të gjithë gjasave, Berisha pritet të jetë në stol ndaj Torinos ku trajneri Di Francesco mund t’i rezervojë disa minuta. Rikthimi i Berishës konsiderohet një lajm i shkëlqyer në radhët e Lecces dhe objektivit të tyre për të siguruar mbijetesën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×