“Drejtësia bllokohet me urdhër të Ramës”/ Bardhi: Balluku e akuzuar për korrupsion dhe nën hetim vazhdon detyrën! Ka me mijëra prova në SPAK

Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë për korrupsion, ndërsa theksoi se mijëra prova dhe fakte janë në dritë për korrupsionin e zëvendës-kryeministres Belinda balluku dhe ajo vijon punën normalisht., Gjithashtu ai akuzoi edhe kryetarin e  Kuvendit se po hesht përballë kësaj ngjarje të rëndë, duke shutuar se drejtësia bllokohet me urdhër të kryeministrit.

“Ju sot na e shisni sikur çfarë keni arritur. Kaq serioz jeni ju. Po të kishin interes qytetarët nuk na harxhonit kohën sot por e kishit votuar para një muaji. Por ju qytetarët i keni vetëm propagandë. Ka momente kur një parlament dështon sepse hesht atëherë kur duhet të flasë. Ky parlament e ka nisur këtë sesion me sesion të qëllimshëm, sot kemi mazhorancë të ngritur me paratë e pista, korrupsion e drogë. Sot përballemi me në pyetje të thjeshtë. A është kuvendi mburojë për korrupsionin dhe kundër drejtësisë? kuvend kishte detyrë të mos i fshihej drejtësisë, por dështoi ta përmbushë detyrimin. Zv/kryeministrja vazhdon detyrën e akuzuar dhe nën hetim sikur asgjë nuk ka ndodhur. Janë me mijëra prova në dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvend, janë prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes. Bazuar mbi këtë dosje kërkesa jonë ka qenë mbledhja e Këshillit të Mandateve për ti hapur rrugë Këshillit mbi kërkesën e Prokurorisë së Posacme kërkuam mbledhje 5 herë, por kryetari i Kuvendit heshti, sepse kryeministri kishte shpallur pengimin e drejtësisë. Përballë provave të korrupsionit Niko Peleshi zgjodhi të zbatojë urdhrin politik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×