
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut.
Të mërkurën në orën 12:00 mblidhet këshilli i mandateve dhe imuniteteve për të vendosur për kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e së mërkurës, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, gjykata Kushtetuese ndodhet përpara provës së zjarrit për të vendosur lidhur me kërkesën e kryeministrit për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.
Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën vetëm pak minuta këtë të martë, për të diskutuar lidhur me këtë cështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të cështjes.
Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, pasi te enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.
Gjatë seancës plenare publike, qeveria Kuvendi dhe Presidenti kërkuan të shfuqiziohet si antikushtetues vendimi i GJKKO, ndërsa SPAK tha se pezullimi mbetet në fuqi.
Belinda Balluku është e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Ndërsa është nën hetim për procedura të tjera tenderuese të Unazës së Madhe dhe koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.
and then