
Mario Mitaj nuk po kalon një sezon të mire me Al Ittihad. Trajneri Sergio Conceicao nuk e preferon shumë mbrojtësin e kombëtares, duke mos e grumbulluar kështu në shumë ndeshje.
Pavarësisht se Mitaj luajti titullar ndaj Al-Qadsiah, ai mbeti jashtë ekipit edhe për takimin kundër Al-Okhdood. Conceicao arsyetohet me limitin e lojtarëve të huaj në elitën e kampionatit, por nuk përjashtohet një “divorc” i mundshëm mes palëve.
and then