
Antonio Conte është një trajner që kudo ku ka drejtuar ka fituar trofe, tituj, por në asnjë klub, asnjë herë, Conte nuk ka shkëlqyer në Champions League. Kjo ishte hera e 7-të që Conte merr pjesë në Champions, por sërish e mbyll përpara kohe. Në këto shtatë raste vetëm një herë Conte ka arritur në çerekfinale, në krye të Juventus, ky është edhe rezultati i tij më i mirë në Champions League.
Napoli i tij nuk arriti as të siguroj të paktën një vend në “play-off”, por u eliminua që në fazën e parë.
Për të parë pas 25 vitesh, një skuadër kampione në Itali nuk arrin të kalojë as fazën e grupeve. Diçka e tillë ndodhte me Juventus në sezonin 2013/14.
and then