
Përfundon në GJKKO seanca Meta-Kryemadhi.
Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka lexuar gjysmën e dosjes për mbrojtjen e presidentit të PL, Ilir Meta, nga 270 mijë faqe që ka dosja.
Mësohet se seanca është shoqëruar me debate.
Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.
Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
and then