E prisnin kundër Torinos, Berisha ende “out”

Në radhët e Lecce-s shpresonin shumë që Medon Berisha të ishte në dispozicion të ekipit për sfidën kundër Torinos këtë të diel, por ndryshe nga se pritej, mesfushori kuqezi nuk është ende gati. Berisha nuk është bashkuar me pjesën tjetër të grupit, por është stërvitur në mënyrë të diferencuar duke e bërë të pamundur prezencën e tij kundër “demave”.

Sigurisht në radhët e Lecce-s nuk dëshirojnë të nxitohen pasi Berisha pësoi një dëmtim të rendë, një tërheqje të shkallës së dytë kofshën e djathtë. Mesfushori kuqezi konsiderohet si një nga elementet më të rëndësishëm për trajneri Di Francesco dhe objektivin e tyre për të qëndruar në Serie A, për këtë arsye të gjithë presin rikuperimin e tij të plotë.

Berisha
Berisha

Kujtojmë që Berisha u dëmtua më 13 dhjetor, në sfidën kundër Pisa-s.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×