“Jo molotovë, por as stabilokraci”/ Berisha i përgjigjet Schieder dhe kujton rastin e Metës: Zv/kryeministri dorëzoi imunitetin. Qeveria të respektojë këtë standard për Ballukun!

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, deklaratën e reporterit për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, i cili tha sot se demokracia me molotov nuk është e mirë, por as stabilokracia – ndërsa shtoi se duhet të gjendet një e mesme e artë.

Lideri i opozitës tha se priste nga Schieder dhe Brukseli që t’i kërkojnë qeverisë shqiptare, duke iu referuar çështjes së Belinda Ballukut, të respektojë standardin europian i cili parashikon që, kur Prokuroria kërkon imunitetin e një zyrtari të lartë, ai dorëzohet, para se të votohet në Parlament.

Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së tij, zv/kryeministri i kohës, Ilir Meta dha dorëheqje pikërisht pasi Prokuroria ngriti akuza ndaj tij.

Sali Berisha: Z.Andreas Schieder është një zotëri i nderuar. Mendoj se shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por nga Brukseli kërkesën për të mbrojtur standardin europian i cili edhe 12-13 vite më parë në këtë vend detyronte ministrat për koincidencë edhe zv/kryeministrin që kërkohej nga Prokuroria imuniteti, të dorëzohej imuniteti, para se të votonte Parlamenti. Schieber, sikurse edhe zoti Gonzato, nuk e kanë kërkuar këtë. Dorëheqja, heqja dorë nga imuniteti kur drejtësia kërkon ndjekjen penale dhe heqjen e imunitetin është në radhë të parë jo vetëm një standard Kushtetues, si në Austri, në Shqipëri dhe Itali, kudo, por është edhe një standard etik e moral shumë i rëndësishëm. Ai është një reporter që ka targin e paraqitjes së realitetit siç është në Bruksel. Por tek shteti ligjor dhe Kushtetuta të mos kemi dallime popullorë apo socialistë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×