
Deputeti i PD, Edi Paloka, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, e ka cilësuar protestën e 24 janarit, ndryshe nga të tjerat, për pjesëmarrjen e shumë të rinjve mbështetës të PD, të cilët sipas tij shprehën zemëratën e tyre kundër qeverisë.
Paloka tha se kjo është forma e protestës që opozita duhet të vijojë edhe në protestën e radhës më 10 shkurt.
Ai theksoi se është e domosdoshme që fronti opozitar të bashkohet dhe populli të dalë në shesh e të protestojë kundër qeverisjes së keqe që kanë rrënuar ekonominë e tyre familjare.
“Prej kohësh Rama duhet të kishte ikur por gjithmonë i ka kaluar situatat. Tani duket se ka mbetur mes zjarreve, është nën shumë zjarre dhe shumë prej tyre i ka ngritur vetë.
Rama nuk ikën ndryshe vecse me protesta dhe me forcë. Sot ai tha se me forcë nuk më merrni. Në fakt Rama me vullnet të mirë nuk jep asgjë e askujt. E vetmja mënyrë është imponimi, forca”.
Edi Paloka: Qëllimi kryesor i protestës e kemi deklaruar tashmë është tregimi i forcës përmes pjesëmarrjes dhe sigurisht protesta ka dhe element të tjerë ku diku nxiten dhe diku janë qytetarët që i nxisin.
Në protestën e fundit pati nga policia dhunë të panevojshme që ndryshe nga herët e tjera mu duk më shumë ndjenjë frike sesa ndjenjë arrogance.
Përdorimi i dhunës në mënyrë të panevojshme ishte më tepër një tregues i frikës sesa i forcës dhe kjo lidhet dhe me situatën ku është qeveria dhe vetë Rama sot.
Vërtet Rama është i rënë, në mënyrë figurative prej kohësh, pasi asnjë qeveri tjetër në botën demokratike nuk do të kishte mbijetuar me të gjithë këto skandale.
Realisht këtë herë, situata e Ramës është shumë e rëndë.
Prej kohësh Rama duhet të kishte ikur por gjithmonë i ka kaluar situatat. Tani duket se ka mbetur mes zjarreve, është nën shumë zjarre dhe shumë prej tyre i ka ngritur vetë.
https://youtu.be/Awrf2bpZALM
Rama nuk ikën ndryshe vecse me protesta dhe me forcë. Sot ai tha se me forcë nuk më merrni. Në fakt Rama me vullnet të mirë nuk jep asgjë e askujt. E vetmja mënyrë është imponimi, forca.
Domosdoshmërisht, opozita i ka shtrirë dorën popullit pasi kjo nuk është betejë vetëm e opozitës dhe ca më tepër e PD, është beteja e gjithë shqiptarëve.
Kur ballafaqohen me problemet e përditshme, jeta është bërë e padurueshme dhe në këtë aspekt ju kemi shtrirë dorën.
Përfitoj nga kjo të them se nuk bëhen protestat për ne, për Berishën, për deputetët, bëhet për ju, ndaj duhet të vini në protestë.
Përvec protestës së fundit, vërtet ky i mban në presion qytetarët por ka një moment kur zemërimi bëhet më i madh se frika, dhe këtë zemërim e pashë tek të rinjtë. Ky ishte ndryshimi mes protestave të shkuara, pashë një grint të të rinjve, donin të përplaseshin, si ai djali me cadër që ndiqte policin.
Rama nuk njeh formë tjetër vec forcës. Forca tregohet jo vetëm me dhunë, por kur flitet për revoltë, nuk mund të flasim për kalim shëtitje, dy tre fjalime. Kjo nuk është protestë por manifestim, unë e kam thënë mendimin tim. Pashë që kishte shpirt, zemërimi kishte arritur kulmin. Unë e ndjeva këtë.
and then