
Edi Paloka thotë se është një nga njerëzit që nuk beson se Ramën do ta largojnë ndërkombëtarët.
Në një intervistë me moderatoren Nisida Tufa, gjatë emisionit “Kjo Javë” në News24, deputeti i PD, deklaroi se më e rëndësishme se mbështetja e ndërkombëtarëve është ajo çka po ndodh brenda vendit.
“Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua ndërkombëtarët, të paktën SHBA e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump”, tha Paloka.
Nisida Tufa: Ka nga ata brenda PD që po kthejnë sytë nga ndërkombëtarët?
Edi Paloka: Në mënyrë të padiskutueshme këto shkojnë paralelisht, por determinante është cfarë ndodh në Shqipëri. Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua ndërkombëtarët, të paktën SHBA e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump.
Rama është kryeministër pa urimin e SHBA-ve. Çdo javë Ramës i është kujtuar së fundmi dhe nga ambasada e SHBA që dikur ishte në heshtje që kalonte disa citime të Trump dhe Rubios, së fundmi dhe ambasadaa e SHBA ka folur hapur, vetëm emrin si ka vënë. Narkoshteti që detyron qytetarët të ikin nga vendi. Për mua qëndrimi i SHBA është i qartë. E patë shfaqjen në parlament cfarë tha. Ajo që ndodhi në Izrael, të gjitha tregojnë se Rama është në hall të madh.
and then