
Barazim 2-2 mes Partizanit dhe Elbasanit në ndeshjen e Superiores. Skuadra nga Elbasani shënoi e para me Lajthinë, ndërsa Janacek la ekipin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Skuka barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.
Të kuqtë u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe “tundën rrjetën” me Isgandarli. Në fundin e takimit, Sembene i trembi të gjithë, pasi ra pa ndjenja në fushë, me takimin që rifilloi vetëm pak më vonë. Elbasani doli me një pikë nga ky takim, pas golit të Lajthisë.
and then