Lookman “braktis” Serie A, nigeriani transferohet në Madrid

Ademola Lookman, një nga sulmuesit më të lakuar në Serie A në vitet e fundit, largohet më në fund nga Italia për të nisur një aventurë të re, këtë herë në Spanjë.

Atletico Madrid bëri zyrtare afrimin e “bomberit” nigerian, me Atalantën që mbush arkën e klubit me 40 milionë euro, aq sa kërkonte. 35 milionë euro do t’i shkojnë menjëherë ndërsa 5 të tjerë në formë bonusesh.

Nga ana e tij, Lookman do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, përfshi këtu edhe bonuset. Verën e shkuar, nigeriani ishte tema kryesore në Itali, me Inter që kishte gjetur një akord total me lojtarin, por Atalanta iu bë pengesë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×