Premier League, “mbretëresha” e merkatos, ndiqet nga Serie A

Më 2 shkurt u mbyll zyrtarisht edhe merkato e dimrit, tani është koha për të bërë disa bilance. Si gjithnjë, në këtë periudhë shtrohet pyetja, cili kampionat shpenzoi më shumë? Në fakt, kjo është bërë një pyetje retorike, pasi edhe këtë vit, Premier League konfirmoi fuqinë e saj ekonomike pasi është kampionati që shpenzoi më shumë, me mbi 450 milionë euro investime. Man.City i Pep Guardiola ishte edhe ekipi që shpenzoi me shumë në Angli, ku transferimi i Semenyo dhe lëvizjet e tjera i kushtuan “qytetarëve” afro 100 milionë euro.

Surpriza e madhe në këtë merkato dimri është Serie A që renditet e dyta në listën e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë janarit. 243,6 milionë euro investuan ekipet italiane gjatë këtij sesioni të merkatos.

Në vendin e tretë renditet kampionati brazilian me 201,6 milionë euro investime, i ndjekur nga MSL dhe Ligue 1. Surprizë është fakti që Spanja renditet në vendin e tetë me vetëm 75,6 milionë euro, por afro gjysmën e kësaj shifre e pagoi Atletico Madrid duke afruar Ademola Lookman.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×