Në SHBA e teprojnë/ Një vend parkimi 300 dollarë, çmimet e larta për Botërorin

Tifozët po presin me padurim Botërorin, i cili do mbahet në SHBA. Përveç biletave që do jenë tepër të shtrenjta, së fundmi po qarkullojnë disa informacione që do mbajnë të ndezur debatin.

Për një vend që nuk e ka shumë të zhvilluar infrastrukturën e transportit publik, vëmendja më e madhe është te çmimet e parkimit, që do jenë shumë të larta.

Sipas Henry Bushnell të The Athletic, FIFA aktualisht po shet parkim për ndeshjet në stadiumin SoFi në Los Angeles për 250 deri në 300 dollarë, për ditë ndeshjeje.

Për ndeshjet e sezonit të rregullt, kujtojmë se parkimi kushton vetëm 56.50 dollarë. Për ndeshjen e ardhshme NBA All-Star që zhvillohet në të njëjtin vend, parkimi kushton 88 dollarë.

Disa vende si Gillette Stadium jashtë Bostonit dhe Hard Rock Stadium në Miami tashmë i kanë shitur të gjitha biletat për vendet e parkimit. Vende të tjera në Hjuston, Zonën e Gjirit të San Franciskos, Seattle dhe Neë York/Neë Jersey nuk kanë filluar ende të shesin bileta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×