NBA/ Mbrëmja e liderëve, Oklahoma e Detroit nuk gabojnë, fitojnë Lakers dhe Boston

Nuk gabojnë skuadrat pretendente në sfidat e së martës në mbrëmje në NBA, me Oklahman dhe Detroit Pistons, që konsolidojnë pozitat e tyre në krye të konferencave.

Oklahoma bëhet skuadra e parë që arrin kuotën e 40 fitoreve këtë sezon në NBA (ka edhe 11 humbje), duke mposhtur  128-92 Orlando. Isaiah Joe me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët. Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 125-109 Brooklyn. Dyshja James-Doncic e mbylli ndeshjen me 49 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 113-94 në shtëpi nga Philadelphia. Për miqtë, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Ata mposhtën të marten në mbrëmje me shifrat  124-121 Denver, sfidë ku Cuninngham realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 33 pikëve të Jaylen Brown, mundi 110-100 Dallas.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×