
Një 14-vjeçar ka festuar ditëlindjen e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, jo si i ftuar, por si i arrestuar, nën dyshimin për kryerjen e rreth 150 vjedhjeve gjatë dy viteve të fundit. Bashkë me të, në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin shtyrë të miturin të kryente një vjedhje më datë 21 janar për të përvetësuar më pas motorin e vjedhur prej tij.
Më 3 shkurt Muhamedi e festoi ditëlindjen e 14 në komisariatin numër 4 në Tiranë, jo si i ftuar, por si arrestuar me akuzën e 150 vjedhjeve të kryera gjatë 2 viteve të fundit.
I mituri i dyshuar si “grabitës serial”, pas çdo vjedhje që bënte shoqërohej në komisariat. Edhe pse pranonte autorësinë e veprës penale, Muhamedi lihej sërish i lirë, për shkak se ligji për të miturit e përjashtonte atë nga ndjekja penale.
Edhe dy ditë më parë kur ai u shoqërua në komisariat si i dyshuar për 4 vjedhje që kreu në ditën e ditëlindjes së tij ai pranoi autorësinë e tyre. Sipas burimeve, 14 vjeçari prej afro 3 vitesh ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe jetonte vetëm me njërin prej prindërve, pasi ishin të divorcuar.
Bashkë me 14 vjeçarin, efektivë të komisariatit numër 4 arrestuan dhe dy persona të tjerë, Agron Doçi 48 vjeç dhe Altin Hyseni 41 vjeç. Ata akuzohen se më datë 21 janar shtynë 14-vjeçarin, të vidhte 1 motor në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, të cilin më pas e kishte përvetësuar Altin Hyseni.
Gjatë kontrolleve të kryera në një garazh në pronësi të 41 vjeçarit Hyseni, policia gjeti dhe sekuestroi 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të dyshuara si të vjedhura.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
and then