
Te Trabzonspor nuk kanë dilema, duan të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit kuqezi Ernest Muçi nga Besiktas. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka zbuluar më shumë për mënyrën sesi do veprohet me pagesën.
“Kur Trabzonspor dëshiron të përdorë opsionin për Muçin, mund ta përfshijë lojtarin në skuadër duke paguar këstin e parë të parashikuar në kontratë, prej 1.5-2 milionë euro, në fund të muajit korrik.
Nëse trajneri ynë kërkon që opsioni të përdoret në fund të sezonit, gjë që nga pamja e jashtme duket se do të ndodhë… procesi do të ecë plotësisht në përputhje me vlerësimin teknik”- tha Dogan.
Muçi është i huazuar te Trabzonspor dhe deri më tani ka shënaur 8 gola.
and then