Kupa e Mbretit/ Atletico në gjysmëfinale, Lookman debuton si hero, gol dhe asist për sulmuesin nigerian

Atletico Madrid siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Real Betis me rezultatin e thellë 0-5 në Sevilje. Skuadra e Diego Simeones e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh 0-3 brenda 37 minutash, përpara se të shënonte edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë.

Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian, i transferuar nga Atalanta për 35 milionë euro, e nisi si titullar dhe la menjëherë shenjë: shënoi golin e 0-3 në minutën e 37-të, me një aksion individual në zonë, dhe më pas dhuroi asistin për golin e 0-4, të realizuar nga Griezmann.

Një debutim bindës për Lookmanin, i cili u konfirmua gati që në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Atleticos. Në minutën e 79-të, numri 22 i Colchoneros u zëvendësua nga Vargas, mes duartrokitjeve.

Dy skuadrat do të përballen sërish të dielën, më 8 shkurt, në Metropolitano, këtë herë për kampionatin spanjoll. Ndërkohë paraqitja shumë e mire e Lookman në debutim me skuadrën madrilene nuk ngeli pa marrë vëmendjen e mediave spanjolle. “Dominues” dhe  “ Me Lookman është një tjetër histori”, ishin dy titujt kryesor të prestigjozeve madrilene “Marca” dhe “AS”.

As
 
Marcaa
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×