Familja shqiptare u helmua nga monoksidi i karbonit/ “Më tha djali; ka ndodhur tragjedi!”, kryeplaku tregon takimin e fundit: Do të kontribuojmë si fshat për kthimin e trupave

Florenc Sinani, kryeplaku i fshatit Grykë në Peqin, ka ndarë emocionet e tij për tragjedinë e familjes Kola në Itali, ku tre anëtarë humbën jetën pas helmimit me monoksid karboni. Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.

“Për ne ishte një familje shumë e mirë, e rregullt,” tha Sinani. “Lajmin e mësuam dje në mëngjes. Na telefonoi djali nga Italia dhe na tha se kishte ndodhur një tragjedi në familjen Kola. Na ka ardhur shumë keq.”

Kryeplaku kujtoi takimin e fundit me familjen: “Ishim takuar për Vitin e Ri. Ishin bashkë me nënën, nusen dhe vajzën. Pimë një kafe dhe folëm se si po kalonin me punë. Ai tha: ‘Jemi mirë, jemi sistemuar’. Vajza ishte në shkollë. Kaluan festat jashtë vendit dhe më pas u nisën për në Itali.”. Sinani theksoi sakrificën e nënës së familjes: “Po flasim për një nënë që ka arritur me shumë mundime t’u siguronte një jetë fëmijëve të saj — ka dy djem dhe një vajzë.” Ai shtoi se fshatarët do të angazhohen për të sjellë trupat e familjes sa më shpejt në atdhe.

“Për ne ka qenë familje shumë e mirë, e rregullt! Lajmin e mësuam dje në orën 9 të mëngjesit. Ishim në punë. Më mori djali nga Italia dhe më tha; ka ndodhur një tragjedi në familjen Kola. Na ka ardhur shumë-shumë keq për atë familje. Takimi i fundit ishte për Vitin e Ri. Ishte me nënën, nusen, dhe vajzën. Pimë një kafe me ta. Kaloi festën e Viti të Ri këtu dhe më pas iku në Itali. Folëm se si kalonin me punë. Ai tha; jemi mirë. Jemi sistemuar. Ne në punë, vajza në shkollë”. Kaq gjë! Se di se kur e ka humbur babanë, po gati 20 vite. I ka arritur me shumë mundime ajo nënë ata fëmijë. Ka dy djem dhe një vajzë e moshuara. Ne do të kontribuojmë të gjithë si fshatarë, që trupat të sillen sa më parë në atdhe.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×