Superiore/ Partizani fiton me përmbysje në Ballsh, Vllaznia vijon marshimin, 3 pikë të vyera ndaj Vorës

U mbyllën pak minuta më parë dy sfidat e para të javës së 23 të kategorisë superiore. Partizani ia doli të marr 3 pikë tepër të vlefshme në Ballsh, drejt objektivit për të kapur “Final 4”. Megjithëse ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Sandeu në minutën e 30,”do të ishin të kuqtë e Kërnajës, të cilët do përmbysnin gjithçka në 9 minutat e fundit të ndeshjes falë golave të talentit të “Demave” Rrok Toma dhe të lojtarit afrikan Human. Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke mos humbur shpresat për vendin e 4.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në Vorë, Vllaznia kryesuese nuk gaboi, teksa u mjaftua me një gol të realizuar në fundin e fraksionit të pare, me anë të mesfushorit Sherif Kallaku. Falë kësaj fitoreje, shkodranët vijojnë marshimin të vetëm në krye të renditjes me 45 pikë, ndërsa Vora me këtë humbje rrezikon të përfshihet sërish në garën për zonën e ftohtë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×