“Mosha e riskuar, ajo e ‘naivëve teknologjikë’”/ Vjedhja e të dhënave me mesazhet SPAM në WhatsApp, eskperti: Mos ndani me askënd kodet 6 shifrore! Të dhënat përdoren për…

Të shumta janë rastet e ndodhura sidomos së fundmi, ku me mesazhe SPAM në WhatsApp hakerohen acaunte dhe ngrihet një frikë për aksesin në të dhëna apo materiale që ndodhen në telefon.

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi i ftuar në “News24 Fundjavë” ka sqaruar se si funksionon skema e mashtrimit he për çfarë përdoret më tej aksesi që fitohet për disa orë.

“Nga një sms në WhatsApp nuk mund të rrezikojmë të gjithë të dhënat tona, por mund ë kufizohemi për disa orë nga aksesi në aplikacion. Një palë e tretë nuk mund të aksesojë numrin tënd.
As nuk mund të kenë materialet që ke në telefon. Linqet e SPAM në përgjithësi përdoren për të marrë llogaritë e Facebook të personave mbi 45 vjeç, që janë në përgjithësi “Naivë digjitalë”.
Profilet më pas përdoren për të shpërndarë linqe me kontent ilegal në rrjetet sociale, si kripto apo produkte që nuk lejohet të marketohen në Facebook.
Por për 1 ose 2 javë Facebook e kap këtë dhe e bllokon acauntin.
Kujdes, kodet me 6 shifra të Facebook apo WhatsApp që ju vijnë mos i ndani me askënd”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×