Bayern me “5 yje”, Kane-Diaz dhurojë show ndaj Hoffenheim, Kompany: Mund të fitojmë diçka në fund (VIDEO)

Një Bayern me “5 yje” fiton bindshëm ndaj Hoffenheim, një sukses 5-1 i firmosur nga dyshja Harry Kane-Diaz. Falë këtij suksesi, ekipi i Kompany ruan diferencën prej 6 pikësh me vendin e dytë, B.Dortmund. Bayern e nisi ndeshjes “zjarr”, ku në minutën e 17-të, Luis Diaz fitoi një penallti, jo vetëm kaq, por Hoffenheim mbeti me 10-të lojtarë.

Nga pika e bardhë, Harry Kane i tregua i saktë duke sjellë festë në stadium. Pas këtij momenti, fitorja dukej një lojë fëmijësh, por një gafë e Neuer i dha mundësinë Fisnik Asllanit të dhuronte një asist për Kramaric, me sulmuesin kroat që nuk fali duke barazuar shifrat në 1-1. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Luis Diaz fitoi një tjetër penallti dhe sërish nga pika e bardhë, Harry Kane u tregua perfekt duke rikthyer edhe një herë Bayern në avantazh. Në shtesën e pjesës së parë, Kane i ktheu reston Luis Diaz me kolumbianin që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në fraksionin e  dytë, stafetën e mori Luis Diaz ku në minutën e 62-të konvertoi në gol asistin e Olise. Në fund, në minutën e 89-të Luis Diaz kompletoi mbrëmjen e tij të madhe duke realizuar golin e tij të tretë personal dhe të pestin për Bayern. Pavarësisht këtij suksesi, Vincent Kompany nuk feston plotësisht: “Do të ishim perfekt nëse fiton 5-0 apo 6-0. Gjithsesi, ne e respektojmë Hoffenheim, është një skuadër e mirë dhe ky ishte një rezultat pozitiv. Duhet të jemi të përqendruar, vetëm në këtë mënyrë në fund mund të fitojmë diçka”, u shpreh Kompany pas ndeshjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×