“Rama në Bruksel me fustanin e Ballukut”/ “S’ka urgjencë për imunitetin”, Berisha për reagimin e Ramës: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë! Do ta mbrojë Lubinë deri në…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se me postimin për mos emergjencë në trajtimin e çështjes së imunitetit dhe mundësinë e ndryshimeve në
legjislacion, Rama tregon se do ta mbrojë Ballukun deri në pikën e fundit.

“Sot Rama kërcënoi prokurorinë he gjykatën dhe u zotua se do të mbrojë deri në pikën e fundit veten dhe Ballukunb. Ai është thirrur sot në Bruksel, sipas mediave. Ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustnin e Lubi Ballukut.
Në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka prej saj. Në Bruksel dhe mbarë kryeqytetet është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Rama.
Në agjencinë e dominuar nga familja e tij, AKSHI, jo vetëm që ka përfituar miliona, por ka urdhëruar pengmarrje dhe krime të shëmtuara. Rama po shkon drejt fundit të tij të merituar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×