
Milan rikthehet në fushë këtë të premte pas një fundjave pushim. Kuqezinjtë nuk luajtën fundjavën e kaluar për shkak të shtyrjes së ndeshjes kundër Comos, pasi “San Siro” nuk ishte i disponueshëm gjatë Lojërave Olimpike Dimërore. Tani skuadra udhëton në Pisa për të rifilluar garën në Serie A.
Massimiliano Allegri rifilloi stërvitjet me ekipin dje dhe shpreson të ketë në dispozicion Alexis Saelemaekers dhe Christian Pulisic, të cilët munguan në ndeshjen e fundit ndaj Bolognës. Të dy lojtarët stërvitën individualisht gjatë fundjavës, ndërsa nesër pritet të jetë më e qartë nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së premtes.
Rafael Leao duket i sigurt për të nisur si titullar. Portugezi mori pjesë në një seancë stërvitore të lehtë me ekipin për të kontrolluar pubalgjinë që e ka shqetësuar prej disa javësh. Ai do të konkurrojë për një vend në sulm përkrah Niclas Füllkrug, ndërsa Christopher Nkunku duket i sigurt për një vend titullari pas tre golave të shënuar në katër ndeshjet e fundit.
“Djalli” do të luaj ndaj Pisës vetëm për 3 pikët. Për momentin diferenca me Interin kryesues është -8 pikë me një ndeshje më pak, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë që diferenca të ulet, duke ditur edhe faktin se këtë fundjavë Inter do të sfidojë në “San Siro” Juventusin, në derbin e Italisë.
and then