Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

Policia e Vlorës ka raportuar se ka parandaluar atë që e cilësoi si një ngjarje të mundshme kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 8 shkurt 2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht një automjet tip “Nissan” dhe një automjet tip “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar tre bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjetet e sekuestruara do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Grupi i posaçëm hetimor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e personave përgjegjës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×