“KE kërkon trajtimin pa vonesë të imunitetit të Ballukut”, Këlliçi: Rama gati të djegë integrimin për lëkurën e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas qëndrimit të Komisionit Europian, i cili kërkoi trajtimin pa vonesë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Këlliçi u shpreh se Komisioni Europian i ka bërë një thirrje të qartë autoriteteve shqiptare për të mos penguar drejtësinë, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është një kusht kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas tij, reagimi i Komisionit Europian vjen menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën e SPAK, duke lënë të kuptohet rrëzimi i saj. Këlliçi akuzoi Ramën se ka paralajmëruar ndërhyrje në ligj me qëllim, sipas tij, për ta bërë veten dhe anëtarët e qeverisë të paprekshëm nga drejtësia.

Deputeti i PD-së theksoi se mbrojtja që, sipas tij, kryeministri po i bën aferave korruptive dhe pengesat ndaj drejtësisë kanë sjellë reagime të forta ndërkombëtare. Ai shtoi se kjo situatë tregon, sipas tij, nivelin e presionit dhe përfshirjes së kryeministrit në çështjet e korrupsionit.

Belind Këlliçi:

Rama është gati të djegë integrimin për lëkurën e tij, por shqiptarët nuk do e lejojnë! Komisioni Europian ka kërkuar sot trajtimin pa vonesë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të së pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për abuzim me të paktën 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro.

Ky qendrim i KE vjen menjëherë pasi Edi Rama tha sot se nuk ka ndërmend ta shqyrtojë këtë kërkesë, duke lënë të kuptohet rrëzimin e saj. Madje ai shpalli se do të ndërhyjë në ligj për ta bërë veten dhe mëkëmbësit e tij, të pahetueshëm, të padënueshëm, të paprekshëm.

KE po ashtu, i kujton se nga lufta e korrupsionit, varet integrimi europian!

Mbrojtja që Edi Rama po i bën aferave, pengesa që po i bën drejtësisë po sjellin reagim të fortë ndërkombëtar. Nga kjo kuptohet qartë nga kushdo, se sa i madh është presioni që Balluku i ka bërë dhe se sa i kapur është vetë Edi Rama në korrupsion.

Ai është gati të luajë dhe të vërë në rrezik integrimin dhe raportet e vendit me BE-në, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.

Por kjo punë e ka marrë rrugën përfundimisht!

Ai mund të fitojë kohë, por po i shton shumë kosto largimit të pashmangshëm.

Shqiptarët nuk do të sakrifikojnë aspiratën e tyre historike dhe të ardhmen, për fatin personal të një Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin.

Ne zgjedhim integrimin, zgjedhim Europën.

Dhe bashkohemi të vendosur nesër në orën 17:00 para zyrës së krimit dhe korrupsionit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×