Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Të martën e gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Berisha akuzoi Ramën se duke penguar drejtësinë po vë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalimit mbajtur në Foltoren e PD, ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Europian për të mos penguar drejtësinë, duke vënë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Berishës, mesazhi që i ishte përcjellë Ramës në Bruksel ishte i qartë: të mos pengohej drejtësia, përndryshe Shqipërisë do t’i mbyllej dera e integrimit. Por, sipas tij, përgjigjja e Kryeministrit ishte refuzuese.

“Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën, sepse lëkurën time nuk e shes kurrë dhe Lubinë nuk e dorëzoj, pasi po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time”, u shpreh Berisha.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të martën t’i bashkohen protestës pasi është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë.

“Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli”, tha Berisha.

Sali Berisha: Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën.

Ishte i thjeshtë.

Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time.

Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.

Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë.

Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.

Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste.

Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në.

Ia doli të liberalizojë vizat.

Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit.

Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE.

Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës.

Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë.

Shqiptarë, a do pranoni ju këtë?

Kurrë.

Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë.

Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×