
Në sezonin e tij të parë si trajneri i Inter, në vitin e tij të parë si trajneri, shifrat e Cristian Chivu-t të imponojnë respekt, të paktën në Serie A, ku dukshëm janë favorit kryesor për të fituar titullin. Sigurisht, ekipi i tij ka disa probleme, mbi të gjitha kundër ekipeve të mëdha, në përballjet direkte, por fakt është që Chivu ka ndërtuar si super ekip në fazën ofensive.
Në 24 ndeshje, Inter ka shënuar 57 gola, 16 më shumë se sa Juventus, ekipi i dytë me sulmin më të mirë në Itali. Pa diskutim peshën më të madhe e mban Lautaro Martinez, me kapitenin që është edhe golashënuesi më i mirë në Serie A me 14 gola.
Jo vetëm në Itali, edhe krahasuar me kampionatet e tjera në Evropë, Inter është në podium, ekipi i tretë me sulmin më të mirë. Në vendin e parë qëndron Bayern Munich me 79 gola në 21 ndeshje. Harry Kane është golashënuesi më i mirë me 24 gola.
Në vendin e dytë, me sulmin më të mirë në Evropë është Barcelona. Ekipi i Hansi Flick ka shënuar 63 gola në 23 ndeshje, por golashënuesi më i mirë në Spanjë është i Real Madrid, me Kylian Mbappe që ka shënuar 23 gola në 23 ndeshje.
Në Angli ekipi me sulmin më të mirë është Man.City, me 51 gola, ndërsa Haaland është golashënuesi më i mirë me 21 gola.
and then