Tirana sfidon Dinamon në Kupë, Nuhiu: Kundërshtar i nivelit të lartë, i kam idetë e qarta për lojën

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu iu pëgjigj pyetjes së gazetarëve para ndeshjes ndaj Dinamos në Kupë.

“Nivelin e kundërshtarit tonë e pamë edhe në kampionat, ka kualitet, skuadër e mirëorganizuar, me eksperiencë, me lojtarë cilësorë. Ne duhet të jemi në perfeksion si skuadër se kemi përballë një kundërshtar të fortë. Kemi futbollistë me kualitet, besojmë te puna jonë, të jemi të disiplinuar. Gjendja e skuadrës na shqetëson shumë, Alvarez dihet që nuk është, po ashtu edhe Xhixha, Kortez dhe Tabeku, futbolli do kohë dhe fazë përgatitore, po e vuajmë dëmtimet që po na vijnë të njëpasnjëshme.

Haxhiu është stërvitur dje, kam besim te lojtarët që do dalin në fushë për të marrë një rezultat të mirë që në ndjeshjen e parë. Çdo ndeshje është finale për ne, si në Kupë dhe kampionat, jemi përgatitur sikur të jetë ndeshja e fundit, kështu do luajmë edhe nesër.

Nuk ka rastësi në futboll, kur ishim 11 kundër 11 ishim të barabartë, na rrezikuan, kanë skuadër cilësore, në momentin që shkarkohesh nga presioni, skuadra bën edhe më mirë me 10 lojtarë. Ne jemi në presion që duhet të marrim sa më shumë pikë, nesër pres një sfidë sa më ndryshe nga ajo e kampionatit dhe në asnjë moment sdo ketë dominim absolut nga kundërshtari, pres një performancë të mirë”, përfundoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×