E mori Flamurtarin me 2 pikë, në Vlorë mbeten të zhgënjyer me rezultatet e Morieros

Françesko Moriero mori drejtimin e Flamurtarit në fillimin e muajit tetor dhe kishte kohë të përgatiste ndeshjen e parë në kampionat ndaj Partizanit, pasi asokohe ishin edhe ndeshjet e Kombëtares.

Në ndihmë i erdhi edhe një ndeshje e lehtë në Kupë ndaj Kuçovës, të cilën Flamurtari e fitoi 5-0, por zhgënjimi ishte pikërisht ndaj Partizanit në kampionat, aty ku skuadra e Morieros e nisi me humbje. Në drejtimin e Morieros, kuqezinjtë kanë zhvilluar deri më tani 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe numëron 6 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje të tjera.

Nga këto 6 fitore, dy kanë qenë në Kupën e Shqipërisë për skuadrën kuqezi, konkretisht ndaj Kuçovës dhe Naftëtarit, ndeshje këto të fituara me lehtësi dhe me goleada me rezultatet 5-0 dhe 9-0.

Kështu, në kampionat, Flamurtari ka zhvilluar 18 ndeshje nga të cilat ka fituar vetëm 4 prej tyre dhe për kuqezinjtë, kanë qenë të pamjaftueshme pasi skuadra bregdetare renditet në vendin e fundit në kampionat dhe duket një nga pretendentet kryesore për rënie nga Kategoria.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×