Shoku i skuadrës te Ipswich vlerëson Mehmetin: Çfarë transferimi! I bindur se do na ndihmojë shumë

Anis Mehmeti u transferua para pak javësh te Ipswich dhe po përshtatet menjëherë me skuadrën e re. Leif Davis, shoku i skuadrës së sulmuesit shqiptar, ka vlerësuar së fundmi Mehmetin.

“Anisi, një blerje e jashtëzakonshme për ne. Duket i gjallë me topin dhe punon shumë për ekipin, shihet që është ambientuar shumë shpejt tashmë.

Ai punon shumë si me topin ashtu edhe pa topin, që është një pjesë e madhe e asaj që jemi ne si ekip. Do të ambientohet edhe më shpejt dhe shpresojmë që ta shënojë golin e tij të parë.

Në një nga seancat e tij të para ai Erdhi nga krahu, ia pasova topin dhe e lashë të bënte pjesën tjetër. Mendova: ‘Uou, kemi një lojtar në duar këtu’.

Ai është i jashtëzakonshëm me topin, mund ta shohësh sa i mprehtë është. Nuk është vetëm loja me top ajo ku është i mirë, gjëja më e mirë ku ai shkëlqen është loja pa top.

Sa fort punon pa top për ekipin, ai nuk del aty duke luajtur vetëm për veten, e di se çfarë duhet të bëjë në fushë për të gjithë.

Të gjithë kanë të njëjtin qëllim në fund të sezonit dhe aty duam të jemi. Ai e di këtë”, u shpreh Dejvis fillimisht. Më pas ky i fundit përmendi dhe një shok të përbashkët me Mehmetin.

Sam Morsi ishte një nga lojtarët që është pjesë e Bristol Sitit dhe i foli Mehmetit për Ipsuiçin. Kjo pasi Morsi më parë luante me Ipsuiçin, ndërsa Dejvis tregoi po ashtu vlerësim për kontributin e tij.

“Mehmeti foli me Samin kur ishte te Bristol. Ai e njeh klubin dhe po thoshte se është një zgjedhje pa menduar dy herë.

Të kesh edhe Samin që ta thotë këtë, sa shumë kujdeset për klubin dhe sa e respekton klubin. Është një lojtar që padyshim na mungon si lojtarëve ashtu edhe tifozëve, por na ka sjellë edhe një lojtar të mirë në duar, ndaj e vlerësojmë këtë”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×