Protesta e opozitës, policia bën bilancin: 16 efektivë të dëmtuar, pësuan djegie dhe dëmtime fizike

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve ushtruan akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u distancuar nga dhuna, disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime fizike dhe djegie tek efektivët.

Si pasojë e sulmeve, 16 punonjës të Policisë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e të drejtës kushtetuese për tubime paqësore.

Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve në përputhje me ligjin. Policia falënderon qytetarët që u distancuan nga aktet e dhunshme dhe mediat për transparencën e ofruar gjatë ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.
Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×