Në kërkim të një mbrojtësi, Real Madrid i “vë syrin” Nico Schlotterbeck të Dortmund

E ardhmja e Nico Schlotterbeck mund të ndizet këtë verë në merkato. Sipas medias gjermane “Bild”, Real Madridi është opsioni i vetëm real për mbrojtësin 26-vjeçar të Dortmundit në rast largimi nga Bundesliga.

Klubi verdhezi po has vështirësi serioze në negociatat për rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit me këmbë të majtë, i cili ka marrëveshje deri në vitin 2027. Interesimi konkret i Real Madridit duket se ka ndikuar në hezitimin e lojtarit për të firmosur një kontratë të re.

Vendimi përfundimtar pritet të merret para ndeshjeve ndërkombëtare të marsit. Aktualisht, sipas raportimeve, Schlotterbeck po shqyrton vetëm dy alternativa: qëndrimin te Dortmundi ose transferimin në “Santiago Bernabéu”.

Real Madridi synon të afrojë dy qendërmbrojtës gjatë verës, njëri prej tyre me këmbë të majtë, dhe vlera e mundshme e transferimit llogaritet mes 40 dhe 50 milionë eurove. Merkatoja e verës premton të jetë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit gjerman.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×