
Prej 6 vitesh, Bayern Munich mungonte në gjysmëfinalet e Kupës, në letër duket shumë për një ekip si Bayern, por gjigandët gjerman i japin fund kësaj “letargjie” duke iu bashkuar Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Shtugart në këtë fazë. Ekipi i Kompany vijon sezonin perfekt, të paktën deri në këtë pikë, pasi janë në garë dhe favorit në çdo turne. Bayern hasi jo pak vështirësi përballë Leipzig, por në fund dyshja e famshme Kane-Diaz bënë edhe një herë diferencën.
“Demat” e Leipzig e nisën ndeshjen me gol, por VAR i prishi festën duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje. Historia e këtij takimi ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku në minutën e 64-ët, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar Bayern në avantazh. Tre minuta më vonë, Olise dhuroi një super asist për Luis Diaz, me sulmuesin kolumbian që nuk fali duke dyfishuar shifrat. Leipzig e kishte të vështirë të rikthehej në lojë duke u dorëzuar përballë Bayern që triumfon me rezultatin 2-0.
Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich u shfaq i kënaqur pas këtij suksesi: “Ishim shumë të fortë, por mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Sigurisht që jemi të kënaqur me fitoren 2-0, jemi në gjysmëfinale. Nuk kisha kurrë dyshime që do të arrinim në këtë fazë. Të gjithë lojtarët janë në formë, kjo do të jetë një ndihme e madhe për ne gjatë periudhës mars-prill”, u shpreh Kompany.
and then