Tronditet Inter Miami dhe Argjentina, ndalet Leo Messi, e paqartë shkalla e dëmtimit

Lajme të hidhura për Inter Miami dhe përfaqësuesen argjentinase. Pak ditë rifillimit të sezonit në MLS, ku Inter Miami do të debutojë më 22 shkurt kundër Los Angeles, Lionel Messi është i detyruar të ndalet për shkak të problemeve fizike. Ekipi i drejtuar nga Javier Mascherano reagoi me anë të një deklarate për mediat duke saktësuar se tetë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit si pasojë e shqetësimeve muskulore, por pa specifikuar qartë kohën e rikuperimit.

Ky është një lajm i keq jo vetëm për Inter Miami, por edhe për përfaqësuesen argjentinase pasi prezenca e kapitenit legjendar vihet ndjeshëm në dyshim për “Finalisima”, finalen kundër Spanjës më 27 mars.

Messi i është nënshtruar ekzaminimeve më të detajuara për të kuptuar qartë shkallën e dëmtimit. Inter Miami shtoi se gjendja e Messit do të vlerësohet në ditët në vijim pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë, Messi i pari i cili kërkon që të jetë në Botëror në kushte perfekte.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×