Juve, kjo tabu e madhe për Inter, prej 2 vitesh nuk njohin fitore në derbin e Italisë

Në vigjilje të derbit të Italisë, mediat dhe opinioni i kujtojnë Chivu-t një detaj shumë të fortë, Juve është më shumë se një rival i përjetshëm për Inter, është një tabu shumë e madhe. Në fakt, Inter i tij, nëse mund t’i gjejmë një detaj negativ këtë sezon, janë pikërisht përballjet direkte, kundër ekipeve të mëdha, por ky detaj është zbehur pasi Inter po zhvillon një sezon perfekt. Në krye të Serie A, në fazën gjysmëfinalen të Kupës së Italisë dhe në “play-off” të Champions, një objektiv i arritur një xhiro përpara fundit.

Duke u rikthyer te statistikat, Inter ka afro 2 vite që nuk shijon fitoren në derbin e Italisë. Që kur Juventus u rikthyer në Serie A, në sezonin 2006/07, në post Calciopoli, bilanci i Intër është shumë negativ, me vetëm 7 fitore, 11 barazime dhe 19 humbje. Për të gjetur një fitore të zikaltërve në derbin e Italisë duhet të rikthehemi më 4 shkurt 2024, vit në të cilin Inter qepi yllin e dytë në fanellë.

Nga ai moment e deri më sot, Inter nuk ka fituar kurrë përballë Juventus, por tifozët zikaltër shpresojnë që ky të jetë momenti i duhur pasi ekipi i Chivu-t po kalon një formë të shkëlqyer. Për teknikun rumun dhe për Inter, Juve është testi më i fortë në këtë pikë të sezonit, një tabu që duhet thyer me çdo kusht për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion në Serie A.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×