Lëvizja e zgjuar për Muçin, Trabzonspor mund të ndjekë strategjinë si me sulmuesin e Atleticos

Ernest Muçi fitoi zemrat e të gjithëve te Trabzonspor, me këta të fundit që duken të bindur të blejnë kartonin e sulmuesit kuqezi te Besiktas për 8.5 milionë euro.

Klubi turk i Trabzon ka situatën në favor, pasi mund të bëjë një lëvizje që mund t’i sjellë fitime të mira. Duke qënë se disa klube europiane kanë shfaqur interes për Muçin, me siguri duhet gjetur një zgjidhje.

Nëse vjen një ofertë e lartë për lojtarin 24-vjeçar, drejtuesit e klubit mund të ri-zbatojnë strategjinë që përdorën në të kaluarën për transferimin e Alexander Sörloth.

Sorloth u huazua në vitin 2019 me të drejtë blerje nga Crystal Palace dhe menjëherë ra në sy me përformancat pozitive, çka bëri që Leipzig të shprehte dëshirën për ta afruar.

Trabzonspor e bleu për 10 milionë euro dhe e shiti për 20 milionë euro, duke marrë kështu një  fitim të kënaqshëm. A do të përdoret e njëjta strategji me Muçin? Ndoshta…

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×