Pas votimit si President, Begaj nuk humbet kohë për të marrë këshilla, takohet me Alfred Moisiun. Pritet takimi me Meidanin dhe Topin

Bajram Begaj

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

‘News 24’ mëson se takimi i informal ka nisur rreth orës 10:00 dhe është bërë me kërkese të presidenti të sapozgjedhur Bajram Begaj. E përbashkëta mes tyre, është fakti se të dy vijnë nga një karrierë ushtarake. Në fokus të takimit ka qenë detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.

Deri në marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Begaj do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi dhe Rexhep Meidani. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndrësa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×