U “zhduk” ndaj Crystal Palace, trajneri i Burnley “ngrin” tifozët kuqezi, ja pse mungoi

Goli kundër Bournemouth ndezi edhe një herë shpresat se më në fund Armando Broja ishte rikthyer. Ai gol dhe pika që “bomberi” kuqezi i dhuroi Burnley ndryshoi totalisht statusin e tij, me trajneri Scott Parker që filloi duke i besuar një fanellë titullari. Për fat të keq, Broja nuk e shfrytëzoi si duhet këtë mundësi të artë që iu dha duke humbur pak nga pak statusin dhe minutat.

Pika më e ulet erdhi në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Crystal Palace, me trajnerin Parker që as nuk e grumbulloi. Në fillim, opinioni sportiv mendoi se bëhet fjalë për një shqetësim, për një problem fizik, por për të hedhur poshtë këtë variant mendoi trajneri Scott Parker.

Në konferencë për shtyp, trajneri i Burnley sqaroi se ky ishte thjesht një vendim teknik i tij: “Ai ka pasur një problem të vogël, por vendimi im ishte pikërisht ky. Në këtë moment, mund të ftoj vetëm një numër të caktuar lojtarësh dhe kjo ishte mënyra se si vepruam”, u shpreh Parker. Kjo deklaratë e trajnerit të Burnley tregon qartë momentin e vështirë që po kalon Broja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×