Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë, transportohen në spital të lënduarit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Qarkullimi i automjeteve në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhd është rënduar ndjeshëm këtë të shtunë, duke krijuar radhë të gjata mjetesh dhe vonesa për drejtuesit e automjeteve.

Fluksi i lartë i lëvizjeve, i kombinuar me ndërhyrje të herëpashershme në rrugë, ka sjellë një situatë të vështirë për qarkullimin në këtë segment.

Situata është komplikuar edhe më tej pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme në këtë aks me intensitet të lartë lëvizjeje.

Në këtë arterie të rëndësishme të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit si çdo fundjave edhe këtë të shtunë që prej paradites ka një qarkullim të dendur dhe policia me forca të shtuara ndodhet në terren për monitorimin dhe disiplinimin e qarkullimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×