
Gianluca Rochi justifikoi gjyqtarin La Penna për gabimin e rëndë, duke treguar se ndihet i demoralizuar pas derbit Inter-Juventus. Fajin ia faturoi pikërisht Bastonit, që simuloi te rasti në fjalë. Arbitri kryesor nxori me karton të kuq pa të drejtë Kalulun, për këtë edhe u shigjetua nga të gjithë.
Dizenjatori i arbitrave në Itali, Roki, tregoi se në kampionat përpiqen të bëjnë gjithçka për t’i mashtruar arbitrat.
“Na vjen shumë keq për incidentin. Për vendimin e La Penas, i cili ishte qartësisht i pasaktë, dhe për faktin që nuk ishim në gjendje të përdornim VAR-in për ta korrigjuar atë.
La Pena është i demoralizuar dhe ne jemi pranë tij, por duhet t’ju them të vërtetën. Ai nuk është i vetmi që bëri një gabim sepse dje pati një simulim të qartë. I fundit në një seri të gjatë në një kampionat, në të cilin ata përpiqen me gjithçka për të na mashtruar”, u shpreh dizenjatori i arbitrave në Itali.
and then