EMRI/ U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari ish-polic në Librazhd

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari ish-polic, Leonard Duka, ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi Leonard Duka., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×