Derbi ndez shpresat e Partizanit, të kuqtë shohin nga “Final4”, Tirana ecën në “fije të perit”

Nuk kishte atmosferën tipike të një derbi, nuk ishte full, por ky mbetet maksimumi në këtë kohë. Në “Air Albania”, Partizani dhe Tirana zhvilluan një 90-minutësh të bukur, i mbushur me emocione, ku në fund festa ishte e gjitha e kuqe, me “demat” që triumfuan 2-0 ndaj rivalit të përjetshëm duke ndezur shpresat për të siguruar një vend në “Final4”, kjo pasi Dinamo vijon rënien e lirë duke bërë që diferenca me vendin e katërt të jetë vetëm 3 pikë.

Të kuqtë e nisën derin me gol, por VAR i prishi festën. Pavarësisht këtij detaji, Partizani ishte superior, me golin që ishte në ajër, në minutën e 26-të Sidibe zhbllokoi sfidën. Ekipi i Kërnajës përfitoi nga momenti pozitiv dhe në të 37-tën dyfishuar shifrat me një aksion shumë të bukur. Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por pa sukses, me kryeqytetin që mbetet i kuq pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në 2026, bardheblutë kanë ndryshuar shumë, por nuk arritën të ndryshojnë fatet e derbit, duke qëndruar në vijën e kuqe, në zonën “play-out” në vendin e tetë në kuotën e 21 pikë, një më shumë se Flamurtari dhe Bylis.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×