VIDEO/ Goli i 17-të në kampionat, ish-sulmuesi i Tiranës i papërmbajtshëm

Ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, po kalon një moment të artë në Ligën e Parë turke, teksa sot shënoi golin e 17-të në ketë edicion. Shqiptari i Kosovës, shënoi supergol në barazimin 1 me 1 që skuadra e tij Amedspor, regjistroi në shtëpi ndaj Sakarjasporit. Hasani rrëmbeu skenën në minutën e 45-të, me një kthesë fantastike brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i tretë me skuadrën e Amedspor për sulmuesin, teksa 14 të tjerat i shënoi me Boluspor, në pjesën e parë të sezonit, ndërkohë që në merkaton e janarit, u bashkua me skuadrën e tij të re. Goli i shënuar sot ishte special për Hasanin, pasi ishte i 100-ti në karrierë për bomberin shqiptar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×