
Pas-derbi midis Interit dhe Juventusit në San Siro solli ditë të vështira për gjyqtarin La Penna. Së pari, kartoni i kuq i gabuar për Kalulu për një faull ndaj Bastoni, pastaj përballja e ashpër ballë për ballë me Damien Comolli dhe reagimi i Giorgio Chiellini në tunelin e stadiumit. Asgjë nuk mbaron me kaq, pasi La Penna ka marrë kërcënime për jetën.
Arbitri ka mbledhur materiale dhe i paraqiti ato në polici, i shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e familjes, gruas së tij dhe dy vajzave të vogla. Çështja do t’i kalojë Zëvendës Prokurorit Sergio Colaiocco, i cili do të hapë një hetim. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për disa kërcënime që La Pena ka marrë në rrjetet sociale.
and then