
Ylber Ramadani ka shënuar gol për Leccen në ndeshjen e fituar 0-2 ndaj Cagliarit.
Me një të djathtë të bukur, mesfushori i kombëtares dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur Caprile.
Për të, ky ishte goli i parë në këtë sezon në Serie A. Ramadani u vlerësua me notën 7.9 pas ndeshjes.
Kujtojmë që futbollisti i përfaqësueses tonë aktivizohet prej 3 sezonesh te skuadra e Lecces.
and then