“Përdori funksionin publik për zgjedhjet”, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken socialiste

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Bakan se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg.

SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.

Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×